![Plani operativ “Droni”, Policia konfiskon 125 patentë shoferë në rajonin e Gjakovës [video]](/uploads/zeri.info/images/2024/August/27/auto_Policia_e_Kosoves-trafikut-denimet-gjobat-12_janar_2018-Laura_Hasani_copy1724757478.jpg)
Plani operativ “Droni”, Policia konfiskon 125 patentë shoferë në rajonin e Gjakovës [video]
Policia në Gjakovë ka njoftuar se ka realizuar planin 6 ditor “Droni”, gjatë të cilit ka shqiptuar 752 gjoba dhe ka hequr 125 patentë shoferë.
“Në kuadër të këtij plani gjashtë (6) ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë: Shpejtësinë mbi normat e lejuara,Përdorimin e telefonit gjatë ngasjes,Mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj. Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj".
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë vazhdon masat për rritjen e sigurisë rrugore
Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë është duke vazhduar me aktivitete të shtuara policore me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në komunikacionin rrugor.
Gjatë ditëve të fundit, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor (NJRKRR) ka zbatuar me sukses planin operativ “DRONI”, i fokusuar në identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtësve, sidomos atyre që kryejnë tejkalime të rrezikshme.
Në kuadër të këtij plani gjashtë (6) ditor janë shqiptuar 752 gjoba për kundërvajtje të ndryshme, përfshirë:
Shpejtësinë mbi normat e lejuara,Përdorimin e telefonit gjatë ngasjes,Mos vendosjen e rripit të sigurisë gjatë ngasjes etj.
Ndërsa, 125 shoferëve u janë marrë përkohësisht patentë shoferët dhe u është shqiptuar masa mbrojtëse e ndalimit të drejtimit të mjetit motorik. Kjo masë është marrë ndaj shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të komunikacionit, si: tejkalime në zona të ndaluara, tejkalime të kolonës së mjeteve duke rrezikuar sigurinë e pjesëmarrësve në trafik etj.
Policia e Kosovës do të vazhdojë me zbatimin e masave preventive dhe ndëshkuese për të garantuar një trafik më të sigurt për të gjithë qytetarët. Andaj apelojmë tek të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin tejkalimet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme rrugore.