
Sulmohet një zyrtar policor në Prizren, arrestohet sulmuesi
Kronika
March 12, 2025 - 09:31
Të martën në Prizren, është sulmuar një zyrtar policor, derisa ka qenë me kolegët e tij në kryerje të detyrës.
Ai është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar derisa ishin duke i bërë verifikimin pasi që i njëjti figuronte në listën e personave të kërkuar.
“I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në vuajtje dënimi pasi që kishte dy urdhër arreste aktive lëshuar nga Gjykata. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri