
Operacioni policor “Befasia” arreston një person dhe sekuestron narkotikë të llojeve të ndryshëm
Të martën, Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, në bashkëpunim me Njësinë e Reagimit të Shpejtë- Mitrovicë Jug, kanë realizuar një kontroll të planifikuar në një shtëpi dhe objektet përcjellëse në lagjen Koloni në qytetin e Mitrovicës.
Ky kontroll sic ka bërë të ditur Policia, u realizua si pjesë e planit taktik të quajtur ‘Befasia’, në kuadër të luftës kundër krimeve të organizuara dhe trafikimit të substancave narkotike.
Gjatë kontrollit të realizuar në këtë operacion policor, janë sekuestruar:
ë 24 qese me substancë të dyshuar narkotike e llojit kokaine, me peshë totale 7.5 gram.
ë 6 qese me substancë narkotike të llojit marihuanë, me peshë totale 68.7 gram.
ë 4 tableta Ekstazi, me peshë totale 2.2 gram.
ë Qese të zbrazëta, që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike në sasi të vogla.
ë 1 telefon mobil që dyshohet të jetë përdorur për aktivitetet e paligjshme.
“Në vendin e ngjarjes ka dalë një ekip i Krimteknikës Rajonale, i cili ka kryer fotografimin, evidentimin, matjen dhe sekuestrimin e të gjitha provave materiale. Hetuesit e DHTN-së, pas realizimit të veprimeve operative, kanë arrestuar të dyshuarin, i cili është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës”.
“Në bazë të urdhrit të arrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore e Mitrovicës, i dyshuari ka një dënim të formës së prerë prej 2 vitesh burgim për veprën penale ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë rast, është informuar Prokurori Kujdestar pranë Prokurorisë Themelore të Mitrovicës – Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka urdhëruar që i dyshuari pas intervistimit të dërgohet në vuajtje të dënimit. Rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve – Mitrovicë Jug.
“Pas intervistimit, i dyshuari është dorëzuar në Stacionin Policor Mitrovica Jug, ku është dërguar për të vuajtur dënimin në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë”
“Ky aksion është një tjetër hap në luftën e vazhdueshme kundër krimeve të organizuara dhe trafikut të narkotikëve, dhe dëshmon angazhimin e institucioneve të rendit dhe sigurisë për mbrojtjen e qytetarëve dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri