Kthehet në rigjykim grupi i dytë që u dënuan me 62 vjet burgim  për dhunimin e “11 vjeçares”

Kthehet në rigjykim grupi i dytë që u dënuan me 62 vjet burgim për dhunimin e “11 vjeçares”

Kronika March 11, 2025 - 20:50

E mitura që u dhunua seksualisht disa herë, në periudha të ndryshme kohore po përballet edhe njëherë në gjykatore me 8 të akuzuarit për dhunimin e saj gjatë vitit 2022.

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin ku është i akuzuar grupi i dytë prej 8 personave, të moshës madhore, 6 prej të cilëve ishin shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë e 2 persona të tjerë u liruan nga akuzat.

Apeli këtë vendim e morri meqë, konstatojë se shkalla e parë nuk ka arritur të e arsyetojë mjaftueshëm vendimin dënues ndaj tyre.

“Si rezultat i shkeljeve esenciale nuk është vërtetuar dhe në mënyrë të plotë gjendja faktike për arsye se gjykata e shkallës së parë nuk ka paraqitur në mënyrë të qartë dhe të plotë arsyet bindëse për shpalljen e të akuzuarve fajtor dhe dënimin e tyre, njëkohësisht mungojnë arsyet për faktet vendimtare, ndërsa ato arsye që janë dhënë janë të mangëta dhe nuk janë në pajtueshmëri të plotë me provat që gjenden në shkresat e tjera të lëndës..”, thuhet në vendimin e Apelit.

Tutje në këtë vendim të cilin e ka siguruar televizioni Apeli ka gjetur gjykata e shkallës së parë nuk është lëshuar në vlerësimin e deklaratave të prindërve të viktimës, të cilat kanë pasur kundërthënie.

“Kolegji gjen se këto dëshmi kanë kontradikta të mëdha sa i përket fakteve vendimtare e që është koha e kryerjes së veprës penale, ngase në ditë kritike respektivisht me datë 21.06.2022 nuk dihet kur e dëmtuara ka dal nga shtëpia, kur është kthyer nga shkolla në shtëpi (nëse e mitura ka qenë atë ditë në shkollë), e kur me pas përsëri kishte dalë nga shtëpia, andaj gjykata e shkallës së parë fare nuk është lëshuar në sqarimin e këtyre mospërputhjeve të dëshmive për të nxjerrë konkludime të qarta dhe se e lë të paqartë vlerësimin lidhur me besueshmërinë e dëshmive të përfaqësuesve ligjor të të të miturës”, thuhet më tej në vendimin e Apelit.

Gjykata Themelore në Prishtinë në prill të vitit të kaluar shpalli aktgjykim dënues, ndaj 6 të pandehurve, të cilët i dënoi me gjithsej 62 vjet burgim, për dhunimin e të miturës që në vitin 2022 ishte 11 vjecare.

Por, teksa ky rast ende nuk ka marr epilog përfundimtar, pas më shumë se dy vitesh e njëjta viktimë është përballur sërish me të njëjtin krim. Ajo dyshohet se është dhunuar sërish nga 7 persona të tjerë që janë nën masën e paraburgimit.

Sipas Institutit të Kosovës për Drejtësi, institucionet duhet të kujdesen për viktimën që të mos riviktimizohet sërish.

“Rigjykimi e tej zgjat një proces të caktuar dhe për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të bëhet përpjekje maksimale që rastet të kthehen në rigjykim sa më pak, në rastin konkret gjatë rigjykimit duhet që gjykata të ketë parasysh interesin e të miturës në atë mënyrë që e mitura gjatë proces, mos të përjetojë viktimizim të dytë vetëm në rastet kur është e domosdoshme të merret deklarata e saj..”, ka thënë Gzim Shala, hulumtues në IKD.

Vulën përfundimtare ende nuk e ka marr as rasti i parë që janë akuzuar e dënuar për dhunimin e së miturës në 2022. Vendimi i Apelit për uljen e dënimit të pandehurit E.R nga 14 vjet në 10 vite, si dhe ulja e dënimit të 3 personave të tjerë, nga 7 në 5 vjet tashmë është dërguar në Gjykatën Supreme./dukagjini