IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor që përdori armën jashtë detyrës

IPK-ja rekomandon suspendimin e një zyrtari policor që përdori armën jashtë detyrës

Kronika March 11, 2025 - 19:50

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë suspentimin e një zyrtari policor në Drejtorinë Rajonale të Prishtinës nën dyshimin se ka kryer veprën penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas IPK-së, dyshohet se ky zyrtar jashtë detyrës ka përdorur revolen zyrtare në një fshat të Gjilanit, raporton Zeri.info.

“Ky rekomandim është bërë në përputhje me parimet ligjore dhe transparencës, duke marrë parasysh rëndësinë e ruajtjes së standardeve profesionale në Policinë e Kosovës.

Hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të të gjitha rrethanave të këtij rasti”, thuhet në komunikatë. /Zëri