12 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

12 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë 24 orëve të fundit

Kronika March 11, 2025 - 10:26

Gjatë 24 orëve të fundit në Policinë e Kosovës janë raportuar 12 raste të dhunës, ku 11 prej tyre viktima kanë qenë femrat, raporton Zeri.info.

Numrin më të madh të rasteve e ka pasur rajoni i Prishtinës, ku janë raportuar pesë raste.

Më poshtë mund të gjeni raportin e plotë nga Policia për këto raste:

Dhunë në familje

· Prishtinë / 09.03.2025 - 22:00. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 10.03.2025 - 13:55. Eshtë raportuar se pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull kosovar, duke e kanosur verbalisht, e ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Prishtinë / 10.03.2025, NN. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, ankuesja femër kosovare ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

· Prishtinë /10.03.2025, 18:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

· Obiliq / 10.03.2025, 15:00. Është raportuar se pas një mosmarrëveshjeje, viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe pas intervistimit të palëve, me vendim të prokurorit, rasti procedohet në procedurë të rregullt, ndërsa viktima është dërguar te familja e saj.

Kamenicë / 10.03.2025, 17:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas një mosmarrëveshjeje kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe e njëjta së bashku me fëmijët e saj është dërguar te familja e saj, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

· Istog / 10.03.2025, 10:40. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar në vazhdimësi i shkakton dhunë psikike ankueses femër kosovare. I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa viktima me dëshirën e saj është kthyer te familjarët e saj.

· Pejë / 10.03.2025, 17:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, e kishte sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

· Pejë / 10.03.2025, 18:00. Eshtë ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar u kishte shkaktuar dhunë psikike ankuesit mashkull kosovar dhe fëmijëve të tij. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

· Istog / 10.03.2025, 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi nën ndikim të alkoolit i kishte shkaktuar dhunë psikike viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe e njëjta ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

· Rahovec / 10.03.2025-05:00. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshjeje, e ka sulmuar fizikisht ankuesen femër kosovare dhe vajzën e tyre. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

· Gjakovë / 10.03.2025-12:30. Viktima femër kosovare ka pranuar trajtim mjekësor, pasi e njëjta pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.