Policia në Gjilan sekuestron armë nga një person i dyshuar për dhunë në familje

Policia në Gjilan sekuestron armë nga një person i dyshuar për dhunë në familje

Kronika March 11, 2025 - 09:38

Të hënën njësitë policore nga Stacioni Policor Gjilan, gjatë hetimit të një rasti të dhunës në familje, tek i dyshuari në brezin e tij kanë gjetur një armë pistoletë e tipit KEL-TEC të kalibrit 9 mm me një karikator dhe dhjetë fishekë.

Me leje të prokurorit të Shtetit, është realizuar kontroll në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë e tipit “AK-47” së bashku me dy karikatorë dhe njëqind e nëntë fishekë të kalibri 7.62 mm dhe njëzet e pesë fishekë të kalibrit 9 mm.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngrihet kallëzim penal për veprën penale ‘Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedimi i pa autorizuar i armëve’”, njofton Policia. /Zëri

Image