Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 50-vjeçari në Sarandë

Ishte raportuar i humbur, gjendet i vdekur 50-vjeçari në Sarandë

Kronika March 10, 2025 - 21:20

Trupi i pajetë i një personi është gjetur pasditen e së hënës në bregdetin e “Gjirit të Hartës” në Sarandë.

Sipas të dhënave paraprake, viktima është shtetasi N. L., 50 vjeç, banues në Tiranë, i cili paraprakisht dyshohet se është vetëmbytur.

Një ditë më parë, bashkëshortja e viktimës kishte bërë kallëzim në polici pasi kishte humbur kontaktet me 50 vjeçari.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit./A2CNN