Katër të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”
Foto: Laura Hasani/Ilustrim

Katër të lënduar nga aksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kronika March 10, 2025 - 20:10

 

Gjatë ditës ka ndodhur një aksident trafiku në drejtimin Suharekë-Duhël, duke lënë katër persona të lënduar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, tha se të lënduarit janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor.

 

Konfirmimi i tij i plotë:

 

Ju konfirmoj se sot, rreth orës 15:00, në autostradën “Ibrahim Rugova”, në drejtimin Suharekë – Duhel, në kilometrin 41, ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve:

1. Audi A3, ngjyrë e zezë, me targa vendore, dhe 2. Kamionetë Mercedes, ngjyrë e gjelbër, mercedes.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë mbetur të lënduar, të cilët janë transportuar me autoambulancë për trajtim mjekësor. Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje per te kryer hetimet për shkaqet e aksidentit.

Policia e Kosovës rikujton të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shtojnë kujdesin, veçanërisht në autostrada dhe rrugë me frekuentim të lartë. Çdo veprim i pakujdesshëm mund të ketë pasoja të rënda për jetën dhe sigurinë e të gjithëve.