Gjendet një granatë dore te liqeni i Badocit
Foto: Zëri

Gjendet një granatë dore te liqeni i Badocit

Kronika March 10, 2025 - 14:12

Një granatë dore është gjetur në liqenin e Badocit.

Kështu ka konfirmuar për Zeri.info zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:30 është pranuar informata se në afërsi të liqenit të Badocit është hasur një mjet i dyshimtë shpërthyes. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për t’u siguruar nga rreziku i shpërthimit eventual. Në vendngjarje kanë dalë edhe ekipet e specializuara të Policisë së Kosovës për menaxhimin e mjeteve shpërthyese, të cilët kanë kryer shpërthimin e kontrolluar dhe mjeti i dyshuar ka rezultuar të kenë qenë një granatë dore”, ka treguar Borovci.

Tutje ai ka thënë për “Zërin” se Policia është duke vazhduar punën e saj për trajtimin e rrethanave që karakterizojnë rastin. /Zëri