I djegin 400 trupa me arra dhe ia dëmtojnë sistemin e ujitjes, Policia nis hetimet
Foto: Ilustrim

I djegin 400 trupa me arra dhe ia dëmtojnë sistemin e ujitjes, Policia nis hetimet

Kronika March 10, 2025 - 10:09

Një akt i papërgjegjshëm ka ndodhur në Leqinë të Skenderajt.

Një person ka raportuar se persona të panjohur i kanë djegur 400 trupa me arra në pronën e tij, si dhe kanë dëmtuar sistemin e ujitjes.

Ky veprim ka shkaktuar një rrezik të përgjithshëm për pasurinë dhe aktivitetet e tij bujqësore.

Rasti është njoftuar menjëherë te prokurori dhe aktualisht është në hetime.