Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara
Foto: Zëri / Ilustrim

Arrestohet një burrë në Fushë-Kosovë, iu gjetën 400 euro të falsifikuara

Kronika March 10, 2025 - 09:22

Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar për falsifikim të parasë.

Rasti ka ndodhur të dielën, në Fushë-Kosovë.

Të dyshuarit gjatë kontrollit i janë gjetur dy kartëmonedha nga 200 euro të falsifikuara.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi gjatë kontrollit i janë gjetur dhe sekuestruar 2x200 € para të falsifikuara. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin ditor të Policisë.