Gjendet i vdekur një person në një objekt të pabanuar në Prishtinë
Kronika
March 08, 2025 - 08:29
Një trup i pajetë është gjetur të premten në Prishtinë.
Policia ka njoftuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe në një objekt të pabanuar kanë hasur trupin e pa jetë të viktimës mashkull.
“Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri