Arrestohet një grua në Leposaviq, pranon se e bëri motrën e vet për spital

Arrestohet një grua në Leposaviq, pranon se e bëri motrën e vet për spital

Kronika March 07, 2025 - 18:19

Në Leposaviq është arrestuar një grua, pasi e njëjta dyshohet se e ka rrahur dhe i ka shkaktuar lëndime të rënda fizike motrës së vet.

Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, duke thënë se të premten (7 mars), Stacioni Policor në Leposaviq është njoftuar nga Qendra e Mjekësisë Familjare (QMF) në Leposaviq se një paciente me lëndime trupore (frakturë) ka kërkuar ndihmë mjekësore,

“Viktima pasi kishte pranuar trajtimin mjekësor ka deklaruar se është sulmuar fizikisht nga motra e saj”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Policia tha se ka arritur ta lokalizojë dhe të arrestojë të dyshuarën A.R 49 vjeçare “e cila është intervistuar ne prani të avokatit mbrojtës dhe e njëjta e ka pranuar se e ka sulmuar fizikisht motrën e saj”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, e dyshuara është ndaluar për 48 orë.