
Plagoset një person në Prizren, dërgohet në QKUK
Kronika
March 07, 2025 - 08:59
Një rast tentim vrasjeje ka ndodhur të enjten pas mesnate në Prizren.
Policia ka njoftuar se ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se për motive të panjohura ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilit i ka shkaktuar lëndime.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor dhe, sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile.
“Njësitet policore tek i dyshuari kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë automatike, 2 karikatorë, 7 fishekë dhe një gëzhojë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri