Përleshje në Mitrovicën e veriut mes të miturve serbë e shqiptarë

Përleshje në Mitrovicën e veriut mes të miturve serbë e shqiptarë

Kronika March 06, 2025 - 22:37

Gjashtë të mitur, katër serbë dhe dy shqiptarë, janë arrestuar mbrëmjen e sotme në pjesën veriore të Mitrovicës, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Sipas policisë informacionet fillestare janë se ata janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Duke qenë se bëhet fjalë për të mitur, për momentin jemi në pritje të deklaratave të prindërve të tyre për ngjarjen, në mënyrë që të mësohet më shumë për të, raporton Kossev.

“Në stacion ndodhen gjashtë persona, 4 serbë dhe 2 shqiptarë, të gjithë të mitur (15,16 vjeç). Ata do të japin deklarata, por presin që të vijnë prindërit dhe punonjësja sociale. Tani për tani dyshojmë vetëm se kanë pasur një konflikt, nuk e dimë nëse ka qenë vetëm verbal apo fizik. “Këtë do ta dimë pas deklaratave të tyre”, i ka konfirmuar shefi i operacioneve në veri, Petrit Fejza.