Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Leposaviq

Gjashtë persona të lënduar nga një aksident në Leposaviq

Kronika March 05, 2025 - 17:20

Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të mërkurën në rrugën Leposaviq-Jarinjë, përkatësisht në fshatin Kamen të Leposaviqit.

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani ka thënë se të lënduarit, ku prej tyre pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës, janë dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.

“Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime kanë pësuar gjashtë persona: pesë shtetas të Maqedonisë së Veriut dhe një shtetase e Kosovës. Të gjithë personat e lënduar janë dërguar në Spitalin Rajonal Mitrovicë dhe të njëjtit janë duke pranuar trajtim mjekësor”, ka thënë Elshani.

Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente për të përcaktuar shkaqet e aksidentit. /Zëri