Prangoset prizrenasi, dërgohet në vuajtje të dënimit për vjedhje dhe lëndim trupor
Foto: Laura Hasani

Prangoset prizrenasi, dërgohet në vuajtje të dënimit për vjedhje dhe lëndim trupor

Kronika March 05, 2025 - 16:43

A.A ,31-vjeçar është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit me 1 vit e 45 ditë burgim pasi po kërkohej për veprat e kryera,  “Vjedhje të rëndë” dhe “Lëndim të lehtë trupor”.

Sipas njoftimit të Policisë, thuhet se gjatë ditës së sotme Policët e njësitit të realizimit të urdhëresave të Stacionit Policor Prizren pas veprimeve operative –hetimore kanë arritur që të identifikojnë, të lokalizojnë dhe të arrestojnë të kërkuarin, raporton Zeri.info.

“I njëjti ka qenë në kërkim pasi që ka qenë i dënuar me 1(një) vit dhe 45 ditë burg efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit. I arrestuari është i dënuar me 1 (një) vit dhe 45 ditë burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Bëhet e ditur se i arrestuari A.A. 31-vjeçar fillimisht është sjellë në stacionin Policor në Prizren dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit. /Zëri