
Policia në regjionin e Ferizaj për një muaj shqipton 4 mijë e 426 gjoba në komunikacion
Policia e Kosovës në rajonin e Ferizajt ka vazhduar angazhimin me plane operative me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe për të parandaluar aksidentet rrugore.
Vetëm gjatë muajit shkurt zyrtarët policor në terren kanë shqiptuar gjithsejtë 4 mijë e 426 gjoba dhe ka konfiskuar përkohësisht 50 patentë shofer.
Në një komunikatë të Policisë thuhet se në rajonin e Ferizajt do të vazhdojnë me aktivitete të shtuara me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelon tek shoferët që të jenë të kujdesshëm, të respektojnë shenjat dhe rregullat e komunikacionit.
“Gjatë muajit shkurt 2025, policia rajonale e Ferizajt ka shqiptuar 4.426 gjoba për kundërvajtje të ndryshme dhe ka hequr 50 patentë shoferë për drejtuesit e automjeteve që kanë kryer shkelje të rënda, ku parashihet masa mbrojtëse e heqjes së patentë shoferit. Ftojmë gjithashtu qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë të gjitha kundërvajtjet në komunikacion, duke njoftuar menjëherë stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrave kujdestarë”, thuhet në njoftim.