
Arrestohet personi që dyshohet se e ka grisur Kuranin në Prizren
Është arrestuar personi që dyshohet se e ka grisur Kuranin në Prizren.
Këtë e konfirmoi zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
“Po, është arrestuar një i dyshuar”, ka thënë ai.
Pas kësaj ndodhie ka reaguar Hoxha Orhan Bislimaj, duke thënë se me rastin po merret Policia dhe se dyshohet që i dyshuari ka probleme psikike.
“E pamë nga afër Kuranin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme. Duke u bazuar në informacionet e qytetarëve okularë, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte PROBLEME PSIKIKE. Kurani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten. Syfyr të këndshëm, Allahu kabull…!”, shkroi ai.