
Kërkohej i dënuari për vjedhje të rëndë, kapet në Prizren
Kronika
March 03, 2025 - 16:40
Sot, në Prizren është arrestuar i dyshuari E.M., i moshës 50-vjeçare, i cili ishte i dënuar me tetë muaj efektivë me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Sipas policisë, i arrestuari ishte i dënuar me tetë muaj burg për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.
I arrestuari fillimisht është sjellë në stacionin policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit.