
Një i vdekur si pasojë e një vetaksidenti në Llazicë të Malishevës
Kronika
March 02, 2025 - 15:55
Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të dielën në fshatin Llazicë të Malishevës, në rrugën Prishtinë-Pejë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gjakovën, Sheremet Elezaj, ka thënë se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vetëaksidentuar
“Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”.
“Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Elezaj.