
Vidhet zmadhuesi i zërit në një xhami në Vushtrri
Kronika
March 02, 2025 - 13:54
Një zmadhues zëri është vjedhur në një xhami në Studime të Ulët të Vushtrrisë.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën dhe u iniciua si “Vjedhje e rëndë”.
“Është raportuar se gjatë natës nga persona të panjohur brenda objektit fetar (Xhamisë) është vjedhur një zmadhues zëri. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftim.