
Vetaksident në rrugën Milloshevë-Lebanë, lëndohen dy persona
Kronika
March 02, 2025 - 12:45
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Milloshevë-Lebanë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.
Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë, Flora Ahmet për Telegrafin.
“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.
Ajo ka shtuar se policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti.