Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtërpcë
Foto: Policia e Kosovës

Policia sekuestron një armë zjarri me 30 fishekë në Shtërpcë

Kronika March 02, 2025 - 10:12

Policia e Kosovës ka sekuestruar nga një 21 vjeçar një armë gjahu me 30 fishekë në fshatin Sushicë.

Siç bën të ditur Policia përmes komunikatës për media, rasti ka ndodhur më 1 mars rreth orës 22:00.

I dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici.

“Policia e stacionit në Shtërpcë ka pranuar një informatë se në fshatin Sushicë një person, F. D, 21 vjeç posedon një armë gjahu pa leje. Policia menjëherë doli në vendngjarje dhe sekuestroi armën e zjarrit me 30 fishekë. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit, i cili vendosi që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa i dyshuari u lirua pas dhënies së deklaratës në polici”, bën të ditur Policia. /Zëri