Gjenden kapsolla eksplozivi në murin e oborrit të një shtëpie në Gjilan, ndërhynë FSK-ja dhe KFOR-i

Gjenden kapsolla eksplozivi në murin e oborrit të një shtëpie në Gjilan, ndërhynë FSK-ja dhe KFOR-i

Kronika March 02, 2025 - 09:03

Një incident është raportuar të shtunën në fshatin Llashticë, në afërsi të Gjilanit, ku një person ka gjetur një pako metalike me kapsolla eksplozivi të pashpërthyera gjatë punimeve në shtëpinë e tij.

Sipas njoftimit të Policisë, ankuesi mashkull ka informuar autoritetet për gjetjen e pakos, e cila ishte e vendosur në themelin e murit të oborrit të tij.

Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka dalë njësiti i FSK-së për deminim dhe KFOR, të cilët kanë marrë masat e nevojshme për të tërhequr dhe siguruar materialet e rrezikshme.

Ekspertët dyshojnë se kapsollat eksplozive mund t’i përkasin një periudhe të vjetër kohore.

Fatmirësisht, nuk është raportuar për të lënduar.