
Të shtëna me armë gjatë përleshjeve mes katër personave në Prishtinë, lëndohet njëri prej tyre
Kronika
March 01, 2025 - 08:51
Të premten në Prishtinë janë raportuar të shtëna me armë zjarr]i gjatë një përleshje.
Sipas policisë në këtë përleshje ishin të përfshirë katër persona, ku një prej tyre ka pësuar lëndime, transmeton Zeri.info.
“Raportohet se gjatë përleshjes në mes të katër personave, ka pas edhe të shtëna me armë zjarri. Si pasojë, gjatë përleshjes fizike, një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e kalibrit të vogël. Nuk raportohet për të arrestuar, ndërsa lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, njofton Policia./Zëri