Aksident mes tri veturave në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pesë të lënduar dërgohen në spital

Aksident mes tri veturave në magjistralen Pejë – Mitrovicë, pesë të lënduar dërgohen në spital

Kronika February 28, 2025 - 18:15

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident që ka ndodhur mes tri veturave në fshatin Baincëm gjesgjësisht në në magjistralen Pejë – Mitrovicë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi tha për Zeri.info se aksidenti ka ndodhur në magjistralen Pejë – Mitrovicë, rreth orës 15:00.

“Të lënduarit janë dërguar për tretman në spitalin rajonal të Pejës dhe pas marrjes së tretmanit janë liruar për në shtëpi. Në vendin e ngjarjes janë dalë njësitet relevante dhe e kanë kryer shikimin e vendit të ngjarjes”, ka thënë Gashi. /Zëri