
Vdes e moshuara në Podujevë, pësoi sulm në zemër nga frika e qenve që e ndoqën
Kronika
February 26, 2025 - 17:15
Një grua në fshatin Obranqë të Podujevës ka vdekur pasi ka pësuar sulm në zemër nga frika nga qentë që po e ndiqnin.
Këtë e konfirmoi shefi i Urgjencës në Podujevë, Arben Beqiri.
“Rasti ka qenë në emergjencë dhe ajo ka vdek si pasojë e sulmit në zemër, si pasojë e frikës, nuk ka pasë kafshim. Qentë e kanë ndjek, për shkak të frikës, ka qenë e moshuar, ka pësuar sulm në zemër. Megjithëse, ne e kemi rianimu, e kemi kthy prapë në jetë mirëpo pas gjysmë ore ka vdek”, tha ai.
Beqiri tha se nuk ka informacione rreth moshës së saktë të viktimës. /express