Policia e arreston, Prokuroria e liron pejanin që u kap me armë në veturë

Policia e arreston, Prokuroria e liron pejanin që u kap me armë në veturë

Kronika February 26, 2025 - 10:55

Policia në Pejë rreth orës 02:00 pas mesnate, gjatë patrullimit të rregullt në pikë kontrolli, ka ndaluar veturën e markës “JEEP”, ku gjatë kontrollit të personit dhe veturës është gjetur dhe sekuestruar: një armë pistoletë TT M 57 7.62 x 25 mm dhe një karikator i së njëjtës armë.

“I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit nga hetuesit, me urdhër të prokurorit të Shtetit, lirohet në procedurë të rregull”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri

Image