
Arrestohet një serb nën dyshimin se kreu krime lufte në Kosovë
Kronika
February 25, 2025 - 17:40
Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person me inicialet D.R., shtetas serb nën dyshimin se ka kryer krime lufte kundër popullatës civile.
Specialja thotë se hetimet preliminare tregojnë se i dyshuari gjatë kohës së luftës në Kosovë, në vitin 1999 ka kryer krime të luftës ndaj popullsisë civile në regjionin e Gjakovës.
“Me urdhër të Prokurorisë Speciale, i pandehuri gjendet nën masën e arrestit të përkohshëm dhe ndalimit për 48 orë dhe brenda afatit ligjor do të dërgohet para Gjyqtarit të procedurës paraprake, për procedurë të mëtutjeshme”, thuhet në njoftim. /Zëri