
Gjashtë të lënduar nga një aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë - Gjilan
Kronika
February 25, 2025 - 14:28
Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Prishtinë – Gjilan.
Bëhet e ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, derisa me rastin po merren zyrtarët e Trafikut Rajonal.
Kështu bëri të ditur për Zeri.info zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira tri automjete. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar gjashtë persona”, ka thënë Ahmeti.
Ndërkohë, si rezultat i aksidentit janë krijuar kolona të gjata.