
Të dehur sulmuan policët, publikohen pamjet nga arrestimi i gjashtë personave në veri
Gjashtë persona janë arrestuar të hënën mbrëma në veri të Mitrovicës, pasi ishin përfshirë në një përleshje mes vete dhe pastaj kishin sulmuar edhe zyrtarët policorë.
Si pasojë e kësaj, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.
Policia tutje ka theksuar se duke treguar profesionalizëm në kryerjen e detyrave dhe se pas arrestimit, të dyshuarve u është bërë matja e alkool testit dhe të njëjtit kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit.
Ndërkaq mediat lokale serbe kanë publikuar pamjet e arrestimit të tyre.
Sipas Policisë, të dyshuarit e alkool testit janë:
-N.N. – 24-vjeçar 1.59 ‰
-N.N. – 26-vjeçar 1.62 ‰
-A.B. – 28-vjeçar 1.50 ‰
-A.B. – 30-vjeçar 1.57 ‰
-I.R. – 24-vjeçar 1.21 ‰
-B.D. – 19-vjeçar 1.84 ‰
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë (6) personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.