Arrestohen gjashtë persona në veri, pasi i rrahën tre policë
Foto: Laura Hasani

Arrestohen gjashtë persona në veri, pasi i rrahën tre policë

Kronika February 25, 2025 - 09:31

Gjashtë persona janë arrestuar pasi dyshohet se janë përshirë në një përleshje, e cila ka ndodhur më 25.02.2025, në rrugën “Kral Petri” në veri të Mitrovicës, përkatësisht para kafenesë “Tre sheshira”.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, pas ndërhyrjes së njësisë patrulluese për ta ndaluar rrahjen, të dyshuarit fillimisht i kanë ofenduar e më pas edhe i kanë sulmuar zyrtarët policorë, ku tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime trupore, të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor.

“Më datë 25.02.2025 policia ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘Sulm ndaj personit zyrtar’. Te dyshuarit Alkool test: N.N. – 24-vjeçar 1.59 për qind, N.N. – 26-vjeçar 1.62 për qind, A.B. – 28-vjeçar 1.50 për qind, A.B. – 30-vjeçar 1.57 për qind, I.R. – 24-vjeçar 1.21 për qind, B.D. – 19-vjeçar 1.84 për qind”, thuhet në njoftim.

Tutje në njoftim thuhet duke u treguar profesionalë në kryerjen e detyrave, Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, ku të dyshuarit pasi janë arrestuar janë sjellë në stacion policor, ku ju është bërë matja me alkool test dhe të njëjtët kanë rezultuar se janë nën ndikim të alkoolit si më lart, gjithashtu të gjithë të dyshuarit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku gashtë personat e dyshuar me vendim të prokurorit u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.