
Aksident në Shupkovc të Mitrovicës, tre të lënduar
Kronika
February 23, 2025 - 21:51
Tre persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi sot rreth orës 19:00.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti tha se aksidenti ndodhi në segmentin rrugor Mitrovicë – Prishtinë, konkretisht në fshatin Shupkovc.
Ai tha se në këtë rast ishin të përfshira dy vetura.