Kapen duke kontrabanduar mallra nga Kosova në Maqedoni, arrestohen tre persona

Kapen duke kontrabanduar mallra nga Kosova në Maqedoni, arrestohen tre persona

Kronika February 21, 2025 - 13:20

Policia kufitare e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandës në zonën kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas njoftimit, rreth orës 03:20 të mëngjesit, njësitë patrulluese kanë arritur të lokalizojnë dhe ndalojnë tri automjete në fshatin Seqishtë, Han i Elezit, me të cilat po kryhej kontrabanda e mallrave. Gjatë kontrollit në këto automjete janë gjetur dhe sekuestruar mallra të ndryshme komerciale, duke përfshirë veshmbathje, bizhuteri, aksesorë, mjete pune dhe shumë artikuj të tjerë, të cilët dyshohet se po kontrabandoheshin drejt Maqedonisë së Veriut.

“Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar tre persona të dyshuar: M.B., 23 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut, A.N., 32 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut dhe I.L., 19 vjeç, shtetas i Kosovës”.

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa mallrat e kontrabanduara dhe automjetet janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor në Han të Elezit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës. /Zëri