Ndalohet një person në Ferizaj, i dyshuar për “ushtrim ndikimi”

Ndalohet një person në Ferizaj, i dyshuar për “ushtrim ndikimi”

Kronika February 20, 2025 - 12:15

Prokuroria Themelore në Ferizaj, përmes njoftimit, ka bërë të ditur se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Sipas njoftimit, thuhet se Prokuroria Themelore në Ferizaj ndaj të dyshuarit të lartpërmendur do të vazhdojë me procedura të mëtejme hetimore.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton opinionin publik se me vendim të Prokurorit të Shtetit për Krime të Rënda ka ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh të dyshuarin me iniciale A.L., për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Ushtrimi i ndikimit’, nga Neni 424, paragrafi 1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim. /Zëri