
Javën e kaluar në Ferizaj u raportuan nëntë raste të vjedhjeve e pesë raste të dhunës në familje
Policia përmes njoftimit ka bërë të ditur se në rajonin e Ferizajt, gjatë javës së kaluar janë raportuar nëntë raste të vjedhjeve.
Gjatë kësaj periudhe gjithashtu janë raportuar edhe pesë raste të dhunës në familje.
“Gjatë periudhës 10- 16.02.2025 janë raportuar këto raste: Veprat penale kundër pasurisë. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 9 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur si vijon: 6 raste në Ferizaj, 3 raste në Shtime”.
“Veprat penale të dhunës në familje: Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 5 raste të dhunës në familje, të cilat kanë ndodhur si vijon: 4 raste në Ferizaj,1 rast në Kaçanik”.
“Realizimi i urdhëresave të gjykatës: Policia ka arrestuar 68 persona të kërkuar me urdhëresa nga gjykatat kompetente për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Zëri