
Vrasje në Shkodër, 34-vjeçari qëllon të dashurën dhe më pas veten
Kronika
February 18, 2025 - 12:12
Një vrasje me armë zjarri është shënuar ditën e sotme në lagjen “Mark Lula” në Shkodër.
Uniformat blu njoftojnë se vrasja ka ndodhur brenda një automjeti, ku është gjetur pa shenja jete 34-vjeçari Kolë Manaj dhe e plagosura Anila Ndoka. Ajo është dërguar në spital në gjendje shumë të rëndë për jetën. Mësohet se Anila Ndoka është nënë e tre fëmijëve.
Korrespondentja e Klan News, Emi Kalaja, raporton se autori dhe e plagosura kanë bashkëjetuar prej 4 vitesh së bashku. Dyshohet se 34-vjeçari e ka qëlluar bashkëjetuesen e tij me plumb në kokë teksa ndodheshin brenda automjetit tip “Tiguan”.
Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat e rastit.