Shën Valentini u kthye në tragjedi për çiftin që festoi në Pogradec, vdes 20 vjeçarja

Shën Valentini u kthye në tragjedi për çiftin që festoi në Pogradec, vdes 20 vjeçarja

Kronika February 15, 2025 - 13:03

Festa e Shën Valentinit u kthye në tragjedi për çiftin nga Mamurrasi, i cili kishte vendosur të festonte në Pogradec.

Aksidenti, që ndodhi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, ku makina tip “Benz”, me të cilën udhëtonte çifti u përplas me një kamion, i mori jetën 20-vjeçares, ndërsa në gjendje të rëndë është i fejuari i saj, raporton Tch.

Ndërkohë ende asnjë informacion zyrtar nga policia e Elbasanit në lidhje me aksidentin e rëndë.