Plagosja në Prishtinë , i dyshuari ende i panjohur

Plagosja në Prishtinë , i dyshuari ende i panjohur

Kronika February 15, 2025 - 08:50

Te premten pasmesnate një person është plagosur në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Shkupit”, ndërsa i dyshuari është ende i panjohur, derisa viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, transmeton Zeri.info.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri