![Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë](/uploads/zeri.info/images/2024/October/13/auto_Aksident-trafiku-foto-ilustruese1728834047.jpg)
Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Pejë
Kronika
February 14, 2025 - 16:28
Një aksident mes dy veturave ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Pejë, ku një person ka mbetur i lënduar.
Rastin pët Zërin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ku sipas tij, si pasojë e këtij aksidenti është lënduar një person.
"Rreth orës 14:30 minuta ka ndodhur një aksident mes dy automjeteve, ku si pasojë lëndime ka pësuar një person. Lëndimet nuk janë serioze, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor”, ka thënë Gashi.