Arrestohet shtetasi i Shqipërisë në Prizren, dyshohet se dhunoi një femër
Kronika
February 14, 2025 - 09:23
Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në Prizren, nën dyshimin për dhunim.
Policia ka bërë të ditur se pas arrestimit, viktima është dërguar për ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prizren, 09.02.2025 - NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, shtetas i Shqipërisë, pasi kishte kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit, viktima femër kosovare është dërguar në ekzaminim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë. /Zëri