Arrestohet në Leposaviq personi që fyeu policët pasi i shqiptuan gjobë
Foto: Laura Hasani

Arrestohet në Leposaviq personi që fyeu policët pasi i shqiptuan gjobë

Kronika February 13, 2025 - 10:14

Një person është arrestuar të mërkurën në Leposaviq.

Policia ka bërë të ditur se ai është arrestuar pasi pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka fyer dy zyrtarët policorë, transmeton Zeri.info.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi pas shqiptimit të një gjobe për kundërvajtje, ka fyer dy zyrtarët policorë. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar, rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Zëri