Në aksidentin e rëndë në Carralevë vdiq doktori Jetmir Gashi

Në aksidentin e rëndë në Carralevë vdiq doktori Jetmir Gashi

Kronika February 12, 2025 - 22:36

Mediat online të Suharekës raportojnë se personi që vdiq sonte në aksidentin në Carralevë është Jetmir Gashi, kirurg vaskular.

Aksidenti ndodhi mes veturës dhe autobusit, ku për pasojë vdiq doktori teksa po drejtonte veturën.

Shumë miq e kolegë të doktorit kanë shprehur ngushëllime për humbjen e hershme të tij.

Po ashtu, vdekjen e doktor Jetmir Gashit e ka konfirmuar edhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi” në Suharekë përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook.

“Me dhimbje të thellë morëm lajmin e ndarjes nga jeta të Dr. Jetmir Gashit, kirurgut vaskular që për shumë vite shërbeu me përkushtim edhe në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Rexhep Kuçi”. Sot, qyteti ka humbur një mjek të jashtëzakonshëm, një humanist të palodhur dhe një njeri të rrallë, i cili gjithmonë vuri shëndetin dhe jetën e pacientëve mbi çdo gjë tjetër. Largimi yt, Doktor, është një humbje e madhe për të gjithë ne. Por vepra jote, përkushtimi yt dhe dashuria jote për profesionin do të jetojnë gjithmonë mes nesh”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e QKMF-së së Suharekës. /Zëri