![Policia arreston burrin që keqtrajtoi seksualisht një grua me probleme të shëndetit mendor](/uploads/zeri.info/images/2025/February/12/auto_fghj-696x3451739393089.jpg)
Policia arreston burrin që keqtrajtoi seksualisht një grua me probleme të shëndetit mendor
Një grua me probleme të shëndetit mendor është maltretuar seksualisht e fizikisht nga një burrë që bashkëjetonte. Ai edhe e ka shfrytëzuar materialisht, kurse Policia ka arritur ta arrestojë kurse viktima ka marrë tretman mjekësor.
Për rreth një vit në mënyrë të vazhdueshme A.S nga Gjilani ka qenë e keqtrajtuar nga një burrë me të cilin bashkëjetonte.
Ajo, që gjithashtu ka probleme të shëndetit mendor e paaftësi, ka vendosur që disa ditë më parë ta lajmëroj në Polici dhunuesin që është nga Lipjani.
Ndër të tjera, ai e ka detyruar edhe të kërkoj lëmoshë, e të njëjtën e kishte mbajtur edhe me dhunë e kërcënime.
“Më qitke me lypë pare në Ferizaj edhe në Lipjan, tani më ka lidh në banjo në Qallapek, tani më kanë zgjidhë dajtë e vet prej banjos, tani më ka rreh në dhomë në sallon”, thuhet nga ana e viktimës.
E njëjta thotë që dhuna nga i dyshuari ishte sistematike, kurse agresiviteti i tij rritej kur nuk i jepnin të holla kjo dhe familja e saj.
“Nuk ia kam jap paratë, edhe non-stop ia ka marrë paret edhe nënës time, i ka prishë dyert e korridorit i ka prish krejt, shtëpinë ma ka bo viron, tani nana e ka përzane prej shpijës i ka thanë qu hec e ka njek nana jem edhe ka thanë nuk i tutna unë kërkuj as Policisë as kërkuna”, ka thënë viktima.
Policia e Kosovës ka arritur ta arrestojë të njëjtin dhe aktualisht e ka ndaluar për veprën “Dhunë në Familje”.
Drejtori për Mirëqenie Sociale në komunën e Gjilanit Hekuran Rapuca thotë se e kanë trajtuar viktimën edhe më parë në strehimore por ajo është larguar vullnetarisht.
Pasi që janë veç janë familje nën asistencë sociale vizitat janë të vazhdueshme, ne marrim mas çdo kohe informacione rreth shumicës së familjeve, këto që janë më të ndjeshme”, ka deklaruar ai.
Viktima gjatë ditës ka marrë tretman mjekësor, dhe do e bëjë përsëri gjatë ditëve në vazhdim pas lëndimeve nga dhuna e ushtruar. /Dukagjini