![Vdes një 42-vjeçar në një aksident në Carralevë](/uploads/zeri.info/images/2025/February/01/auto_auto_auto_auto_auto_lajmi-fundit17115342811726496438172659653917312476961738442011.jpg)
Vdes një 42-vjeçar në një aksident në Carralevë
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në Carralevë.
J.G., shoferi i veturës rreth 42 vjeç nga Suhareka ka vdekur në aksidentin me autobus që ndodhi sonte në Carralevë.
Këtë informatë e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se momentalisht rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.
Ai shtoi se në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor të Suharekës dhe të Trafikut Rajonal-Prizren.
“Me datë 12.02.2025, rreth orës 18:25 nga policia në Ferizaj, policia e Rajonit të Prizrenit është njoftuar për një aksident Trafiku në Carralevë. Aksidenti ka ndodhur në mes një veture dhe autobusi. Menjëherë janë thirrur të gjitha ekipet e nevojshme për të dalë në vendngjarje. Rreth orës 19:00 nga Patrulla policore e trafikut Rajonal-Prizren është marr informatë se aksidenti është me fatalitet dhe se në vendngjarje ka mbetur i vdekur J. G., shoferi i veturës, mashkull i moshës rreth 42 vjeç nga Suhareka. Në vendngjarje janë të gjitha ekipet përgjegjëse si dhe eprorë të Stacionit Policor Suharekë dhe të Trafikut Rajonal-Prizren”, tha Bytyqi.
Ai tha se, për momentin rruga Suharekë-Carralevë është e bllokuar.