Vrasja në Skenderaj, trupi i pajetë i viktimës largohet nga vendi i ngjarjes

Vrasja në Skenderaj, trupi i pajetë i viktimës largohet nga vendi i ngjarjes

Kronika February 12, 2025 - 18:05

Trupi i pajetë i 42-vjeçarit të vrarë në Skenderaj, është tërhequr nga vendi i ngjarjes.

Ai është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Rasti nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës, është kategorizuar si “Vrasje e rëndë”.

Lidhur me rastin deri më tani janë identifikuar dy persona.

Organet e drejtësisë thanë se po bëjnë përpjekje maksimale për t’i kapur, njofton Klankosova.tv