
Vrasja ndodhi brenda një lokali, Policia jep detaje për rastin në Skenderaj
Kronika
February 12, 2025 - 15:12
Një person ka mbetur i vrarë nga të shtënat me armë sot në Skenderaj.
Policia ka konfirmuar se viktima 42-vjeçar është qëlluar me armë brenda një lokali, raporton Zeri.info.
“Sot më, 12 shkurt 2025, rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Sala e Hamit Jashari” në Skenderaj. Sipas informatave fillestare të shtënat kanë ndodhur brena një lokal ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktima mashkull i moshës rreth 42 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet ne drejtim te identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. /Zëri