Kërkohet paraburgim për ministrin Fikrim Damka dhe të dyshuarin tjetër
Foto: Laura Hasani

Kërkohet paraburgim për ministrin Fikrim Damka dhe të dyshuarin tjetër

Kronika February 11, 2025 - 11:47

Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur në Gjykatën Themelore në Prizren kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj ministrit në largim të Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka dhe të dyshuarit tjetër, F.D.

Lajmin e ka konfirmuar Marcel Lekaj, zëdhënës i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Prokuroria ka dërguar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e Lekajt.

Zëdhënësi shtoi se secili i pandehur veç e veç dyshohet për dy vepra penale “Sulm” dhe “Kanosje”.

Damka është kryetar i Partisë Demokratike të Turqve të Kosovës (KDTP).